Autoritetet policore në qytetin e Luzernës në Zvicër kanë arrestuar një të ri nga Shqipëria pasi ky i fundit akuzohet se shiste lëndë të forta narkotike si kokainë e heroinë.

Sipas mediave të huaja 20-vjeçarit i janë gjetur sasi të mëdha heroine dhe kokaine, si edhe mijëra franga zvicerane që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, por ai u arrestua vetëm pasi u kap në flagrancë nga policia duke i shitur drogë një personi tjetër.

Sipas policisë një tjetër i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, është i dyshuar si i përfshirë në operacionin e shitjes së drogës pasi edhe atij i janë gjetur drogat e forta dhe një sasi parash.

Sakaq, të dy të rinjtë janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim, ndërsa autoritetet përkatëse janë duke kryer hetimet e nevojshme ndaj të dyve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: