ITALI

Policia italiane ka goditur një bandë të trafikut të kokainës, duke arrestuar gjithsej 11 persona, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Të arrestuarit janë vënë në pranga në periudha të ndryshme kohe.

Fillimisht u arrestuan disa persona, kurse pak më vonë janë arrestuar edhe Konstant Racholli dhe Elvis Drunka. Identitetet e personave të tjerë të arrestuar nuk bëhen me dije. Operacioni është zhvilluar në La Spezia, ku banda kriminale përdorte bletarinë për të mbuluar aktivitetin kriminal të trafikut të kokainës, por edhe atë të prostitucionit.

  • foto galeri

Policisë i është dashur të hyjë edhe në koshere bletësh, që të mund të sekuestrojë drogë. Në kuadër të operacionit “Mjalti i Bardhë”, policia italiane sekuestroi 1.5 kg heroinë dhe kokainë me cilësi të pastër. Lënda narkotike ishte e fshehur pranë koshereve të bletëve.

Dy shqiptarë, pjesë e bandës, ja\në arrestuar më herët, teksa transportonin lëndë narkotike nga Belgjika në drejtim të Italisë. Mediat italiane thonë se kjo bandë nuk kryente vetëm trafik droge, por edhe shfrytëzim të prostitucionit, kryesisht me vajza të reja nga Lindja e Europës. Grupit i janë sekuestruar 15 mijë euro, të dyshuara se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të prostitucionit.

(Dionis Xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb