Në studion e emisionit “Real Story” në News 24 janë të shumta pikëpyetjet e hedhura në lidhje me fatin e kreut të KED, Ardian Dvorani.
Ndërsa drejtuesi i emisionit Sokol Balla hodhi dyshime për një marrëveshje mes Ramëns e Metës, duke justifikuar kështu edhe atë që e quajti “zbutje të toneve mes tyre”, Vasjari tha se nuk mendonte kështu. Ai madje shtoi se me vendimin për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal, Presidenti zgjodhi të përfaqësojë unitetin kombëtar.
Sokol Balla: Nuk e di nëse e ka shfrytëzuar zoti Meta miqësinë me Ramën për të sulmuar Dvoranin…
Klodiana Lala: Cështja është a do jetë ai kokë turku për sitemin e drejtësië, kujtojmë që ka një kallëzim penal ndaj tij.
Sokol Balla: Pse po nxiton edhe KLGJ-ja për të dhënë vendimin final. Mos harrojmë që ka pasur ambicie edhe për Gjykatën Kushtetuese…
Klodiana Lala: Sigurisht do prishte shumë balanca…
Sokol Balla: Po, pritet edhe qëndrimi i zotit Dvorani nesër në 16:00 dhe do merret vendimi për fatin e Dvoranit. Duket një klimë normaliteti i ri mes mazhorancës dhe Presidencës dhe asaj që pritet t’i ndodhë Dvoranit, largimi i tij i pritshëm nga KED, por cfarë qëndron pas zbutjes së Ramës e Metës, përvec situatës me koronavirusin ku Meta ndryshoi vetë Kodin Penal.
Arjan Vasjari: Unë nuk i besoj një paqeje të shkruar poshtë tryeze apo mbi mes Presidentit dhe mazhorancës…
Sokol Balla: Po si e shpjegojmë që Rama thotë kam pasur vetëm një moment lufte me Metën…
Arjan Vasjari: Kryeministeri ka hyrë në një fazë amnezie për shkak të moshës, ai ka bërë beteja politike me zotin Meta, askush nuk e beson që betejat i bën Balla me gjithë respektin që kam për të…
Sokol Balla: Po edhe përplasjen me Ramën nuk e ka bërë Tedi Blushi apo jo?
Arjan Vasjari: Jo por, Presideneti ashtu si Kryeministri kanë qënë të detyruar t’i nështrohen logjikës së rrethanës, pra s’mund të bënin asgjë ndryshe nga c’kanë bërë Presidenti në këtë rast do dëshmonte unitetin e popullit. Askush nuk mund të bënte arrogantin në këtë rast pasi shoqëria mund të mos e pranonte. Ky ishte moment ekzistencial, shoqëria pranon cdo gjë por jo një konflikt në kufijtë ekstrem. Pandemia i ka imponuar logjikën e saj të gjithë aktorëve politikë.
(m.a/BalkanWeb)
