Pas mbylljes së Porto Romanos me vendim të Këshillit të Ministrave, ku ka nisur puna për shndërrimin e tij në një park të madh kamionët i kanë transportuar mbetjet urbane në 3 pika të tjera në zonën e Sukthit, Manzës dhe Ishmit.

Por kjo ka shkaktuar pakënaqesinë e banorëve të këtyre zonave të cilët i kanë kundërshtuar dhe bllokuar mjetet që të depozitojnë mbetjet. Në Sukth banorët nuk kanë lejuar shkarkimin e kamionëve me mbetje urbane nga Durrësi.

Dhjetëra kamionë kanë mbetur të bllokuar ndërsa drejtori i ndërmarrjes se pastrimit në bashkine e Durrësit shprehet për News24 se pas mbylljes se Porto Romanos qyteti nuk ka se ku t’i shkarkoje mbetjet duke e vënë në kolaps këtë proces.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: