Kolegji Zgjedhor ka vendosur të vazhdojë procesin e numërimit të votave të ardhura nga Greqia, pavarësisht mungesës së Partisë Demokratike në seancë. Vetëm përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka qenë e pranishme gjatë kësaj seance.
PD kërkon të bëhet një diferencim i votave, duke argumentuar se ka pasur parregullsi në procesin e votimit, ndërsa kjo çështje ishte shqyrtuar më parë edhe në Këshillin e Administratës së Shtetit (KAS), i cili ka rekomanduar vazhdimin e numërimit të votave.
Në këtë proces, PD është paditësi, KQZ është i padituri, ndërsa Partia Socialiste ka statusin e palës së interesuar.
(BalkanWeb)