Burra të maskuar u zunë pritë dy grave 20-vjeçare në Kolumbi , duke i ekzekutuar ato në orët e para të mëngjesit të së dielës në Girón, në veri të vendit.

Karen Valentina Vega Peralta e cila siguronte jetesën si modele në internet ishte në një lidhje me një anëtar të bandës së trafikut të drogës “Los del Sur”, thanë burime policore për gazetën El Tiempo. Ajo u qëllua në shpatull dhe në gjoks, dhe trupi i saj u braktis në rrugë.

Shoqja e Nicole, Cristina Amaya Diaz, u vra gjithashtu bashkë me të.

Peralta, e cila punonte edhe si infermiere, besohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmuesve, ndërsa Diaz u përfshi tragjikisht në shkëmbimin e zjarrit. Shoqja e saj, megjithëse u dërgua me urgjencë në një spital lokal me plagë nga arma e zjarrit, ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Policia thotë se vrasësit, të cilët po udhëtonin me motoçikletë, i ndoqën gratë pas daljes së tyre të natës dhe më pas u zunë pritë.

Autoritetet kanë formuar gjithashtu një “ekip special” për të identifikuar dhe arrestuar vrasësit e maskuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb