Në shtetin e Amerikës së Jugut, Kolumbi, u sekuestruan 10 tonë kokainë që i përkiste grupit rebel të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (ELN).

Autoritetet njoftuan se forcat e sigurisë kryen bastisje në dy laboratorë në rajonin Samaniego, në kufirin e vendit me Ekuadorin.

Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, në një deklaratë për shtyp, vuri në dukje se me operacionin e përbashkët të ushtrisë, policisë dhe forcave ajrore është kryer operacioni më i madh kundër kokainës në këtë vit. “Në dy laboratorët e ELN u sekuestruan 10 tonë kokainë me vlerën e tregut 300 milionë dollarë”, tha Molano.

Po ashtu është ndarë informacioni se droga pas marrjes në dorëzim nga ELN do të dërgohej në SHBA nëpërmjet vendeve të Amerikës Qendrore.

Kolumbia dhe Ekuadori njihen si vendet më të rëndësishëm të rajonit për prodhimin e kokainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb