Kolumbia i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të lejojë vendin të ndërhyjë në rastin e Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës, tha gjykata.

Në kërkesën e saj, Kolumbia i bëri thirrje gjykatës të garantojë “sigurinë dhe, në të vërtetë, vetë ekzistencën e popullit palestinez”.

GJND-ja, gjykata më e lartë e OKB-së, mund t’i lejojë shtetet të ndërhyjnë dhe të japin pikëpamjet e tyre. Disa shtete kanë thënë se do të kërkojnë gjithashtu të ndërhyjnë në këtë rast, por deri më tani vetëm Kolumbia dhe Nikaragua kanë paraqitur një kërkesë publike.

Javën e kaluar , gjykatësit e ICJ-së urdhëruan Izraelin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për të siguruar që furnizimet bazë ushqimore të mbërrinin pa vonesë për palestinezët në Gaza.

Në janar, GJND-ja, e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore , urdhëroi Izraelin të përmbahej nga çdo akt që mund të binte nën konventën e gjenocidit dhe të siguronte që trupat e tij të mos kryenin akte gjenocidale kundër palestinezëve në Gaza.

Izraeli mohon të ketë shënjestruar civilët palestinezë , duke thënë se interesi i tij i vetëm është të asgjësojë grupin militant Hamas. Avokatët e Izraelit e kanë hedhur poshtë rastin e Afrikës së Jugut si një abuzim me konventën e gjenocidit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb