Agron Malaj, ish-komandant i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës më 21 janar ka folur për herë të parë sot në “Real Story” duke sjellë një tjetër këndvështrim të 21 janarit. Ai shpjegon se si u thye perimetri i parë i sigurisë, si ndodhi hapja e derës dhe deri tek tërheqja e një pjese të efektivëve.

AGRON MALAJ
Gjatë hapjes se portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve, më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit.
Në momentin e hapjes së portës patëm thyerje të perimetrit të parë të sigurisë, ne kishim 3 perimetra:
1 porta,
2 teli me gjemba,
3 pedana
Por një trupë e specializuar edhe turmën duhet ta presë sipas agresivitetit, pra një turmë pa armë nuk e pret dot direkt me zjarr. Edhe kur hyri makina, prapë nuk mund të hapësh zjarr direkt, pasi hapja e zjarrit ka qenë individuale, pasi ne i bëmë instruktazh trupave (e ka edhe prokuroria) që zjarri hapet me urdhër, por përgjegjësia e hapjes së zjarrit është individuale. Ka pasur në radio urdhra për ZJARR, por ky urdhër nuk mund të jetë thjesht verbal, pasi kish shumë urdhra në radio në momentet e tensionit dhe personat nuk identifikoheshin. Nëse unë për shembull i jap urdhër për zjarr snajperëve që kisha vendosur lart, duhet të identifikohesha me kodin tim.

Kur u hap dera në kryeministri, pati dyndje dhe veprimtari të armëve të zjarrit, dhe goditje me gurë nga protestuesit, një pjesë e madhe e efektivëve u larguan nga pozicionet e tyre, për tek Ministria e Financave dhe mbetëm rreth 17 veta. Pse ikën ata, është përgjegjësia e tyre. Braktisja e pozicioneve shumë e shëmtuar dhe duhet të kishte hetim. Pati problematika edhe tek trupat e FNSH, sepse me gjithë agresivitetin e turmës nuk justifikohet braktisja e pozicioneve… Garda ka një shërbim analize dhe shërbim mediash që filmon tërë veprimtarinë e një operacioni. Dhe është sektori i analizës që bën analizimin e gjithë ngjarjes. Duhen ta kenë bërë… Po ne nuk kemi informacion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb