Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim nga selia blu, ka reaguar sërish me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Zhupa akuzon Ramën se nuk është ndarë asnjëherë nga Tom Doshi edhe pse ky i fundit është i shpallur non-grata nga SHBA.

“Edi Rama nuk është ndarë kurrë nga Tom Doshi, ndonëse SHBA e ka shpallur non grata. Ata janë bashkë, Doshi komandon socialistët në Shkodër dhe emëron të inkriminuar për të blerë e vjedhur vota për Ramën.”, u shpreh Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb