Shqipëria ka arritur suksesin më të madh në historinë e golfit shqiptar, duke u shpallur fitues i Divizionit B në European Men’s Team Shield Championship 2026”, i zhvilluar në Maltë. Pavarësisht suksesit, paradoksi është se kampionët nuk kanë një fushë ku të stërviten në vendin e tyre. Federata Shqiptare e Golfit ngre shqetësimin se, mungesa e infrastrukturës mbetet pengesa më e madhe për zhvillimin e këtij sporti. Ata u bëjnë thirrje institucioneve të mbështesin krijimin e terreneve të nevojshme, në mënyrë që për ndeshje të mëdha, lojtarët të kenë mundësi të përgatiten në vendin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ekipi shqiptar, i përbërë nga Rigers Dalipi, Edmond Mebelli, Eytan Memeti dhe Riccardo Renghi, zhvilloi paraqitje bindëse gjatë gjithë turneut. Në gjysmëfinale mposhti Lihtenshtejnin me rezultatin 2 me 1, ndërsa në finale triumfoi ndaj Kosovës, po me të njëjtat shifra.

Federata e thekson se suksesi është rezultat i punës 15-vjeccare të sportistëve, trajnerëve dhe mbështetësve të këtij sporti. Megjithatë, drejtuesit e federatës shprehen se pa investime në infrastrukturë dhe pa ndërtimin e një fushe golfi në Shqipëri, do të jetë e vështirë të ruhet ky nivel konkurrues. Po ashtu Federata sheh të nevojshme edhe krijimin e një akademie për fëmijët në këtë sport që ka një anëtarësi rreth 100 golfistë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: