Brazili mund të bëhet me trajner të ri, pas përfundimit të Botërorit të Katarit 2022. Sipas asaj që shkruajnë në Spanjë, Seleçao po mendojnë që të largojnë teknikun Tite, për të afruar në stol Pep Guardiolën.

Guardiola aktualisht drejton Manchester Cityn dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Thashethemet kanë nisur të përhapen pas zgjedhjes së Presidentit të ri Federal, Ednaldo Rodrigues, i cili ka vendosur bast për një “timonier” të huaj.

Dee
Dee

Kontratë 4-vjeçare, deri në Botërorin SHBA-Kanada-Meksikë.  Marrëveshja do vlente deri në 2026 me 12 milionë euro neto në sezon, sipas asaj që shkruan Marca.

Ajo që bën të besojnë të gjithë se firma mund të vijë është deklarata e trajnerit gushtin e kaluar. “Nëse ka një shans, hapi im i ardhshëm në karrierë do të jetë të drejtoj një ekip Kombëtar” – shprehej Guardiola.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb