TIRANE – Komisioni i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas një njoftimi nga KPA thuhet se për Trezhnjevën ka mbetur në fuqi vendimi i KPK.  “Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva,” thuhet në njoftim.

Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: