Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Giper, tha se Ukraina e ka pranuar armëpushimin pa kushte që prej më shumë se një muaji, ndërsa Rusia vazhdon sulmet.

Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për një paqe të qëndrueshme, duke forcuar ndihmën ushtarake, që këtë vit arrin në 23 miliardë euro.

Gjithashtu, zëdhënësja tha se qëndrimi i Evropës është më i fortë kur vepron në bashkëpunim me aleatët, edhe pse SHBA ka sinjalizuar tërheqje nga bisedimet për paqe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb