TIRANË

Kjo e hënë ishte një ditë intensive për Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Kreu i Shtetit u paraqit sot para Komisionit Hetimor, ku u pyet për arsyet dhe kushte ligjore që e detyruan atë për të zhdekretuar datën e 30 qershorit.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve në Komisionin Hetimor, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi dukej sikur kishte marrë rolin për të bërë pyetje të detajuara mbi zhdekretimin e 30 qershorit dhe pse pikërisht ai luajti një rol të tillë. Gjatë fjalës së Presidentit, ra në sy se kundërpërgjigjet e Metës ndaj Hysit ishin vërtet “asgjësuese”.

Pyetje-përgjigjet e Metës para Komisionit Hetimor:

Vasilika Hysi: Shfuqizimi i dekretit tuaj a e ka cenuar nenin e Kushtetutës ku thuhet se cenohet e drejta e zgjedhësve?

Presidenti Ilir Meta: Është një argument që ju e përmendni, në faqen 6 se opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, me kusht që të garantohet e drejta e votës. Ku e bazoni, ku është baza ligjore, që ju e sillni si argument se opozita dëshiron të marrë pjesë me këtë kusht?Gjithashtu thatë se do të caktonin një datë që të garantonte gjithëpërfshirjen. Pra, ku e bazoni ju këtë argument, cila është arsyeja që ju bën të mendoni se nga data 30 qershor deri më 13 tetor do të plotësohen kushtet për këto zgjedhje pa pengesa?

Vasilika Hysi: E fundit, ju si kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Cilat janë masat që keni marrë për të adresuar informacionet që keni pasur nga institucionet e sigurisë kombëtare?

Duke ju kundërpërgjigjur pyetjeve të deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, se ku e gjeti të drejtën për të shfuqizuar dekeretin për datën e zgjedhjeve, Meta i dha një përgjigje “asgjesuese”.

Presidenti Ilir Meta: Lidhur me pyetjen se ku e gjej unë të drejtën të nxjerr dekrete. Së pari në bazë të të gjithë praktikës së presidencës. Së dyti dua t’ju bëj një kundërpyetje: Në cilin nen të Kushtetutës i jepet të drejtë Kuvendit të shfuqizojë ligjet? Në cilin nen të Kushtetutës i jepet e drejta qeverisë për shfuqizuar vendimet e saj? Në rast se unë kam bërë një shkelje të Kushtetutës, duhet të pranojmë se të gjithë Presidentët e mëparshëm kanë bërë një shkelje të Kushtetutës, gjë që ata nuk e kanë bërë, përkundrazi kanë shmangur kriza të vështira dhe të forta në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: