Në një kohë kur ka nisur Komisioni Hetimor për hetimin e presidentit Ilir Meta, vjen një reagim nga LSI. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili pohoi se mbledhja ka nisur me shkelje, ndërsa shton se Ulsi Manja ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

“Komisioni hetimor per Presidentin fillon per faqe te zeze.
Ulsiu duke shkelur rregulloren e Kuvendit e fillon me fjalimin e çartur te porositur nga Edi Rama seancen.

Duhet ta dini te gjithe qe fjalimi,ne se ka nje te tille,mbahet vetem diten e pare kur komisioni fillon punen,ndersa sot fillon direkt me pyetjet per te cilat komisioni ka interes te marre shpjegime.
Po keta sharlatane s’kane as turp dhe s’kane asnje lidhje asgjekundi as me shtetin dhe as me ligjin,keta jane turpi i ketij vendi,jane thjesht banditizmi ulur ne karriget e kuvendit.”, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: