Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi në studion e News24, raportin përfundimtar të komisionit të Venecias për Presidentin Meta.

E ftuar në rubrikën Opinion,  Spiropali tha se kreu i Shtetit mori kompetencat e Kuvendit me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndaj edhe Komisioni hetimor do të vijojë punën e nisur për shkarkimin e kreut të shtetit, dhe raporti më pas do i dërgohet seancës plenare.

“Ende nuk e kemi dokumentin por nuk besoj se ndryshon shumë, është i njëjti draft. Flet qartë përcakton shkeljet dhe na detyron ne të vijojmë me komisionin hetimor, e më pas në seancë plenare dhe gjykimin në gjykatë kushtetuese.

Edhe në kohë luftë zgjedhjet i shtyn parlamenti.Aajo që ka bërë Presidenti është një marrje e kompetencave të Kuvendit, e cila nuk ekziston në asnjë kushtetutë të botës.

Një cështje që e ngre Venecia dhe ne e kemi diskutuar është zhvillimi i 30 qershorit, për të bërë ndryshimin e madh. Venecia e thotë këtë shumë qartë, jo vetëm 30 qershori është certifikuar po edhe në të ardhmen nuk do kemi më parti që guxojnë të dalin nga sistemi, sepse sistemi nuk do ti shpërbleje. Sa do e madhe të jetë një parti mos pjesëmarrja e saj nuk është arsye për të shtyrë zgjedhjet.

Fakti që Presidenti u bë pjesë e kësaj loje politike, na con te një problem më të madh, Presidenti jo vetëm ka shkelur unitetin e popullit, por është kthyer në drejtuesin më të egër të opozitës jashtë parlamentare.

Presidenti s’mund t’i anulonte zgjedhjet, nuk kishte asnjë konsensus. Ka marrë kompetenca të parlamentit, dhe presidenti për të gjitha këto shkelje duhet të ballafaqohet në komision hetimor e më pas në kuvend.” u shpreh Spiropali ndërsa theksoi se komisioni hetimor do të vijojë punën pa u ndikuar nga ky raport. Ndër të tjera Spiropali komentoi edhe gjuhën e përdorur nga Institucioni i presidentit në reagimet e tij përmes zëdhënësit.

“Patjetër që do vazhdojmë, jo se kemi shqetësim me presidentin por kemi një problem të madh si parlament po edhe si shoqëri me Ilir Metën për Presidentin. Edhe reagimi i zëdhënësit ndaj kreut të grupit parlamentar të PS është i turpshëm, për të mos folur për gjuhën përdhodhëse në zyrën e Presidentit. Është e papranueshme të përdorë një gjuhë kaq të padenjë duke dëshmuar se nuk është i të gjithëve dhe nuk përfaqëson sovranin. Është koha që të dalë nga zyra e Presidentit. I besojmë gjykimit të komisionit, i takon atij të gjykojë e të peshojë shkeljet. Komisioni le të bëjë punën e tij të pandikuar dhe të kalojë në parlament raportin, e më pas gjykata kushtetuese do të japë vendimin e saj.” vijoi më tej Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb