Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, zëvendës kryetari Toni Gogu kërkoi që të thirren si dëshmitarë Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi, dhe të përjashtohen kreu i SPAK dhe kryeprokurori.

Nga ana tij Alibeaj tha se kjo është e drejtë e anëtarëve, miratohet pa votim dhe se askush nuk ka të drejtë të përjashtohen dëshmitarë.

Gogu: Në listën e dëshmitarëve, ne do donim që në zbatim të ligjit për Komisionet Hetimore të hiqeshin nga lista, drejtuesi i SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, Kraja dhe Çela, sepse rrethanat të cilat janë në dijeni të çështjes nuk janë në përputhje me cilësinë e dëshmitarëve. Por informacioni është jashtëzakonisht i domosdoshëm. Gjithashtu dëshirojmë të shtojmë në listë z. Gazment Bardhin, që u vetëofrua në seancën e fundit si dëshmitar, z. Xhelal Mziu që ka pasur një deklaratë që tregon se ka dijeni mbi strukturën e mbrojtjes së votës dhe znj.Albana Vokshin. Këto janë kërkesa tona sot, me një shikim të parë që i kemi bërë planit të hetimit në këto 5 orë në dispozicion.

Alibeaj: Që ku plan hetimi të jetë i plotë do duhet të pasqyrojë të gjitha kërkesat qoftë për tema të hetimit, qoftë për instrumentet, provat, që ju kërkoni. Ky plan hetimi që miratohet sot nuk është final. Nesër, pasnesër secili prej anëtarëve ka të drejtë të paraqesë rishtas kërkesa për prova. Do të doja që planin e hetimit sot ta miratojmë, dhe pastaj secili nga anëtarët ka të drejtë të bëjë edhe kërkesa të tjera. Është e drejta juaj të kërkoni informacion. Kam vetëm një problem. Lidhur me kërkesa për thirrje dëshmitarësh si Gazment Bardhi, Xhelal Mziu, Albana Vokshi, kjo është e drejtë e anëtarëve dhe miratohet pa votim.

Ferdinand Xhaferraj: Jo çdo kërkesë pranohet automatikisht. Ka tendencë nga kolegët e mazhorancës që largojnë fokusin e Komisionit Hetimor. Qëllimi është të çmontojë strukturën e vjedhjes së votës. Dhe ka një dallim nga një strukturë që flet për mbrojtjen e votës. Kolegët e mazhorancës me të gjitha ndërhyrjet që bëjnë duan ta largojnë Komisionin nga objekti i tij parësor.

Alibeaj: Do të mbledhim dot ne prova për secilin nga target e hetimit, këtu qëndron edhe suksesi i Hetimit. Duhet të jemi transparentë në mënyrë që publiku të kuptojë gjithçka. Kërkesat për thirrje dëshmitarësh apo patronazhistët do të pasqyrojnë planin e hetimit. Propozoj që plani i Hetimit të miratohet.

Kollçaku: Jam munduar të gjej bazën ligjore të planit hetimor që na keni paraqitur, por as në këtë rregullore nuk e gjej planin Hetimor. Sot jemi në një ngërç. Themi plan dhe këtu jepen fakte, kërkesa, justifikime dhe harrojmë që ka një vendim Kuvendi për ngritjen e këtij komisioni dhe ka një interes nga të dyja anët si mazhoranca dhe opozita.

Alibeaj: Plani i hetimit është parashikuar si hap procedural. Lexoni nenin 15.

Naço: Për thirrjen e dëshmitarëve duhet një vendim i ndërmjetëm. Shoh Gledis Nanon , Ardi Veliun pyetja ime është me cilin qëllim e keni thirrur.

Gjylameti: Ne jemi thirrur për të hetuar. Çfarë do të hetojmë ne sëbashku…kur e shkruani planin sikur është bërë hetimi. Duhet një qëndrim i juaj do të duhet të ishte edhe zoti Bardhi për të mësuar se si do të duhet ta trajtojmë këtë pjesë. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve jam dakord që të parin duhet të thërrasim kryeministrin Rama, por vazhdoj ti mbetem qëndrimit se nuk thirru dy drejtues të dy institucioneve, jo për faktin se i trembemi. Nëse do i thërrasim dy zotërinjtë të na tregojnë si po ecin hetimet, dakord, por nëse do i thërrasim për çështjet që janë në hetim mendoj që fjalën e fundit e thotë drejtësia dhe jo Kuvendi. Për paditjen e dy kryebashkiakëve mendoj që nuk duhet të ecim me kërcënime sepse nuk sjellin rezultat dhe në këtë aspekt do të duhet të presim dhe të kërkojmë përse të dyja bashkitë nuk kanë arritur të japin informacion dhe do t’ju lutesha që herë tjetër të kemi mundësi të arrijmë të njihemi me të gjitha materialet që na vijnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb