Në Komisioni për Integrimin Europian, gjatë fjalës së saj, Jorida Tabaku u shpreh se ndonëse si opozitë-pozitë i ndajnë shumë gjëra, integrimi euoprian është e ardhmja e Shqipërisë.

“Ne mund të kemi mënyrë të ndryshme sesi mund t’i bëjmë punët, por besoj se do të biem dakord që raportimet për  këtë proces i interesojnë jo vetëm opozitës, por edhe qytetarëve shqiptarë. Kemi 8 vite që  ne dhe qytetarët jemi lodhur me retorikën e fjalëve, por të kalojmë tek veprat”, tha Tabaku.

Gjithashtu në këtë komision, ishte e pranishme për të raportuar Kryenegociatorrja Majlinda Dhuka.

Kryetarja e Komisionit, Tabaku nënvizoi rëndësinë e këtij raportimi, pasi sipas saj  “Gjatë vitit të fundit kemi pasur marrëdhënie të kufizuar me kryenegociatorin dhe ministrinë e Jashtme, në çështjet e raportimit. Uroj  të jetë një fillim i mbarë për një punë të përbashkët, duke patur parasysh roli e Kuvendit në monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtij procesi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb