TIRANE– Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 milionë euro që mbërriti në portin e Durrësit. 613 kg kokainë u zbuluan në magazinat e kësaj kompanie, teksa po merreshin në dorëzim bananet e ardhura nga Kolumbia, aty ku ishte fshehur edhe lënda narkotike. Nga kërkimi në QKR rezulton se Arbër Çekaj është aksioneri i vetëm i kompanisë, ndersa sipas PD që ka publikuar dokumentin e agjencise se huaj, kjo kompani ka marrë edhe më herët 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut përmes agjencisë doganore ‘Panjiva’.

“Panjiva organizon dhe indekson të dhëna të marra nga burime të treta të ndryshme, kryesisht agjensi doganore, por gjithashtu burime të informacionit tregtar si Dun& Bradstreet, ZoomInfo, dhe Kompass. Platforma e Panjiva grumbullon këto burime të ndryshme të dhënash për të prodhuar informacion mbi kompani dhe agjentë të tjerë angazhuar në tregti ndërkombëtare”- thuhet në faqen e ‘Panjiva’, e cila ka dhënë edhe informacionin për ‘Arbri Garden’.

Linku i agjencisë ‘Panjiva’:  https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645
28377887_1800348833349623_5186579466857135534_n

Njëri nga të arrestuarit nga policia, Donaldo Lushaj, figuron personi i autorizuar nga Arber Cekaj si ai që  mund të  kryejë të  gjithe veprimet pranë QKR.

donaldo-lushaj-te-arbi-garden
Cekaj ka deklaruar në QKR kompanine e tij si objekt të aktivitetit si me poshtë:

Investime ne fushen e medias, informacionit,reklames dhe marketingut.Import eksport, prodhim, tregtim i artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice dhe pakice si : Lule, fidane dhe bime te ndryshme te tjera. Tregtim artikuj te ndryshem blegtorale e bujqesore. Tregtim artikuj te ndryshem industriale.Tregtim te konfeksioneve te ndryshme.Tregtim artikuj te ndryshem ushqimore.

Tregtimin e pijeve alkoolike te bura, vere etj. Tregtim fruta – perime. Tregtim automjetesh te cdo lloji, marke e tonazhi, si dhe pjese kembimi per to. Hapje agjensi turistike. Hapje agjensi Imobilare.Hapje dhe shfrytezim hotelesh, motelesh,baresh, restorantesh, diskotekash, qendrash pushimi dhe kurative. Agjensi transporti per udhetare dhe pasagjeri, hoteleri, turizem. Tregtim pajisjesh elektroshtepiake, elektronike,elektrike,kompjuterike,higjeno sanitare dhe hidraulike, prodhime qeramike, artizanati, pajisje zyrash, etj. Transport mallrash te te gjitha llojeve brenda dhe jashte vendit.

Tregtim prodhimesh kozmetike dhe estetike. Prodhime duraluminit dhe tregtimin e tyre.Tregtim prodhimesh te ndryshme druri, mobilje, orendi, dyer,dritare,parkete,shtepi druri,etj.Tregtimin e karburanteve te ndryshme me pakice, si dhe vajrave lubrifikante, te gazit te lengshem per ngrohje si dhe per makinat me impiant gazi, pajisje ngrohese gazi si dhe mbushjen e bombolave te gazit dhe tregtimin e tyre me pakice.

Ndertim dhe montim te impianteve per prodhimin e energjise nga burime te ndryshme impiante elektrike per centralet dhe prodhim te transformatoreve, montim i linjave te tensionit te larte dhe te ulet, linjave te ndricimit dhe aparaturave elektrike, mirembajtja e tyre. Germime dheu me punime eventuale murature e beton arme. Prishje dhe punime ne toke te germuar. Prodhim meteriale inerte. Prodhim elemente betoni e b/arme te zakonshem-pararendur, gure dekorative.

Prodhim materiale me baze bitumi sintetike. Ndertime civile, industriale,turistike,bujqesore deri ne 5 kate.Ndertime civile, industriale,turistike,bujqesore mbi 5 kate.rikonstruksione. Punime te mirembajtjes dhe sinjalizimit ne rurge, ndertim mbi shtresa rrugore. Ndertim ambjente dhe sistemim gjelberimi, parqe dhe lulishte. Eksport import.Punime karpenterie druri dhe metalike, etj.Magazinim frigoriferik për fruta – perime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb