Teksa sot u miratua akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, analisti Fitim Zekthi tha se për këtë çështje ka mungesë transparence.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në “News24 ku po trajtohet tema ‘Kompensimi i oligarkëve”, Zekthi pohoi se nuk ka një skemë që të sqarojë se si do të ndahen këto para te këto kompani.

“Akti normativ Vendimi i qeverisë reflekton natyrën e qeverisë. Masat që ka marrë qeveria për të përballuar kostot e krizës tek konsumatori, pensionistët, te invalidët, janë të vogla. Kjo qeveri ndërmerr masa për një kategori të caktuar të bizneseve. Sigurisht që biznesi duhet ndihmuar. 70 mln euro janë pak, ndoshta ekonomia ka më shumë nevojë për subvencione, por nuk kuptohet se si do ndahen, s’ka transparencë. Thuhet akt normativ, por nuk ka detaje, ka mungesë transparence. Mendoj se është një përpjekje e qeverisë për të reflektuar natyrën e saj, ku vendimmarrjen e ka si biznes klienteliste.”, tha Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: