Me Gattuso në stol edhe në sezonin e ardhshëm, Napoli kërkon të ndryshoj imazh, kërkon të ndërtoj një skuadër të fortë dhe konkurrente jo vetëm në Serie A por dhe në europë. Prej kohësh është folur për një transferim rekord, blerjen e Osimhen, por ja që pista që të dërgon tek sulmuesi nigerian është ndërlikuar ndjeshëm. Napoli kishte gjetur prej kohësh akordin me Lille por dhe më vetë lojtarin por ndryshimi i menaxherit ka ndryshuar edhe kërkesat. Osimhen ka rritur pretendimet për pagën e tij vjetore, kërkon të paktën 5 milion euro, ndërsa Napoli maksimumi ofron 3,5 milion. Ka ekipe të tjera si Liverpool dhe Man.United që janë të gatshëm ti ofrojnë 7 milion euro, e gjithë kjo situatë ka bërë që ky transferim të ndërlikohet.

Victor Osimhen Losc Lille Napoli Accord
Victor Osimhen Losc Lille Napoli Accord

Përballë këtyre shifrave, Napolit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ndryshoj objektiv duke kthyer vështrimin nga Luka Jovic. Sulmuesi serb është gjithashtu një objektiv i Milan por kuqezinjtë e kërkojnë në formë huazimi ndërsa Real Madrid kërkon ta shes përfundimisht. Napoli duket në avantazh krahasuar me Milan pasi blutë kanë në dispozicion Milik, lojtar që mund ta shesin për të arritur tek shuma që Real Madrid kërkon për kartonin e Jovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: