TIRANË

Detaje të reja për bazën e armëve të zbuluar sot në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se baza u zbulua nga komunikimet e një nga telefonave të vëllezërve Beqiraj dhe personave të tjerë të arrestuar.

Policia e ka zbuluar bazën prej dy ditësh, por është pritur për të kapur personat e përfshirë në aktivitetin ilegal. Megjithatë sipas informacioneve të para nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Dyshohet se baza përdorej nga grupet kriminale. Operacioni i fundit vjen pas operacionit “Porositësi”, hetimeve dhe përgjimeve që me sa duket kanë sjellë dhe zbulimin e bazës së armëve në rrugën “5 Maji”.

Nga informacionet e para mësohet se janë zbuluar predha antitank, municion luftarak e armë. Baza e armëve është gjetur në një bllok pallatesh, mes shkurreve, në zonën e 5 Majit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb