Partia Komuniste e Kurks në Rusi, ka publikuar një reklamë jokonvencionale, e cila ka nxitur reagime të shumta.

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e rusëve, në reklamë janë përfshirë tre modele të veshura me rroba banje, ndërsa kamera fokusohet në linjat e tyre.

Në videon e publikuar edhe nga agjencia e lajmeve Nexta, flamuri i Partisë komuniste ruse shihe teksa zhytet në ujë, ndërsa tre vajzat, në një skenë ë ngjashme me serialin e famshëm “BayWatch”, hyjnë në liqen për ta “shpëtuar”.

Në shkrimin poshtë videos, ngrihet pyetja edhe se çfarë do të kishte ndodhur me këto vajza në rast se do të jetonin vërtetë në Bashkimin Sovjetik të kohës komuniste, ku edhe fundet e shkurtra shiheshin si shthurje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb