Një numër përfaqësuesish evropianë u larguan nga salla ndërsa delegati rus mori fjalën në konferencën e OKB-së për klimën në Egjipt, COP27 e cila ka nisur punimet prej disa ditësh.

Katër zyrtarët u larguan nga salla plenare ndërsa përfaqësuesi i Rusisë, Ruslan Edelgeriev doli në podium për të mbajtur fjalën e tij, ndërsa Moska është përballur me të njëjtin trajtim në forume të ndryshme ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës.

Edelgeriev tha se Rusia ishte e përkushtuar për të trajtuar ndryshimet klimatike, por kritikoi vendet që ai tha se po merrnin masa të njëanshme në shkelje të marrëveshjeve ekzistuese, pa dhënë detaje të mëtejshme. 

“Rusia ka paralajmëruar për pasojat negative të garës së ambicieve klimatike kur deklarimi i neutralitetit të karbonit u bë pa një strategji të duhur, burime dhe mbështetje financiare,” tha ai, ndërsa më herët Rusia ka kundërshtuar ashpër planet e Bashkimit Evropian për të vendosur një taksë karboni mbi importet që do të dëmtonte eksportet e saj. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb