Në konferencën e parë të mbajtur për shtyp të Cristiano Ronaldo si futbollist i Juventusit portugezi ka qenë i shoqëruar nga nënë e tij, Dolores Aveiro.

Sigurisht që një pyetje gazetarët e kanë rezervuar edhe për atë, që pak kohë më parë pati deklaruar se i biri dëshiron të rikthehet te Manchester United.

Për këtë tema Dolores ka thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. “Jo, nuk është absolutisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për zgjedhjen që ka bërë. Një aventurë e re, një jetë e re. Unë gjithsesi do të rikthehem të jetoj në Portugali”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb