Konfirmohen 24 raste të reja me koronavirus në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Fatmirësisht nuk ka asnjë rast vdekje të ndodhur në 24 orët e fundit dhe për sa i përket shpërndarjes gjeografike të 24 rasteve të reja, ato janë identifikuar 4 raste gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit dhe 3 raste të importuara nga pacientë që erdhën vullnetarisht për shqyrtim.

Po ashtu, mësohet se 6 raste në njësinë periferike të Xanthi, 4 raste në njësinë periferike të Kastoria, 3 raste në njësinë rajonale të Selanikut, 2 raste në njësinë rajonale të Atikës, 1 rast në njësinë rajonale të Rodopi, ndërsa 1 rast në njësinë rajonale të Imathia dhe në Bashkinë e Alexandria. Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3826. Ndërkohë që numri i personave të intubuar është 12.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: