Fitorja kundër Seviljes ka qenë shumë e hidhur për Barcelonën, pasi kanë humbur lojtarin kryesor të tyre, Lionel Mesin. Ylli argjentinas është padiskutim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave që ka veshur fanellën e katalanasve dhe mungesa e tij është diçka “tragjike” për ta. Në minutën e 21 të takimit kundër Seviljes, Mesi u zëvendësua, pasi dëmtimi në shpatullën e djathtë ishte shumë serioz. Një dëmtim aq i rëndë sa do e shohë “Pleshtin” jashtë fushave për disa javë. 31-vjeçari do të humbasë sfidat kundër Interit në Champions League, si dhe takimin më të ndjekur në planet, “El Classicon” kundër Real Madridit, sfida këto shumë të rëndësishme për sezonin e Barçës. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb