Tashmë është konfirmuar! Jose Mourinho është trajneri i ri i Manchester Unitedit. Lajmi është bërë i ditur nga “SkySports”.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit ka përfunduar me sukses bisedimet me krerët e Unitedit dhe ka arritur marrëveshje që të bëhet trajneri i ri në Old Trafford.

Sakaq, portugezi ishte i papunë që nga largimi i tij prej Chelseat në dhjetor të vitit të kaluar pas rezultateve negative me ekipin londinez. Tashmë Mourinho do ta zëvendësojë tek Manchester Unitedin teknikun holandez Louis Van Gaal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: