Historia e dashurisë mes Raoul Bellanova dhe Paola Di Benedetto-s ka përfunduar. Ditët e fundit ishte përfolur për një tradhti të dyshuar nga ana e futbollistit torinez, por është vetë Di Benedetto, përmes një storie në Instagram që ka sqaruar fundin e historisë së dashurisë.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë dhe Raoul donim të konfirmonim fundin e historisë sonë. E bëjmë për ndershmëri ndaj jush, duke qenë se me kënaqësi kemi ndarë shpesh momente të jetës sonë me ju. Duam të nënvizojmë se nuk kishte tradhti, por thjesht e kuptuam që personazhet dhe jeta jonë nuk do të gjenin kurrë një pikë takimi dhe pas përpjekjeve të përsëritura, ky vendim ishte i pashmangshëm” – shkroi ajo në storie.

Paola Di Benedetto La Foto Con Raoul Bellanova Noi C 1 Article 44891 2 Paragraph Image

Dhe kjo ndarje erdhi pikërisht në ditëlindjen e Di Benedetto-s, e cila e ka festuar 29-vjetorin e vetme. Drejtuesja e njohur e emisioneve radiofonike dhe futbollisti i Torinos tashmë nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale, shenjë kjo për të kuptuar se ndasitë mes tyre kanë qenë të thella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb