Erjon Kanxheri, avokat i shoqërisë Erjoni sh.p.k, ka sqaruar statusin e godinave të konfiskuara ditën e sotme me urdhër të paligjshëm, nën pretendimin ese janë pa leje ndërtimi.

Ai ka sqaruar se statusi i godinave ishte i njëjtë me atë pishinave të shembura, hotelit dhe pistës, gjë që tregon edhe standardin e dyfishtë me të cilin institucionet po e trajtojnë këtë çështje.

Avokati ka treguar gjithashtu se “Erioni SHPK” i është drejtuar IKMT në 2017 me një kërkesë për ndryshim leje ndërtimi, çka është refuzuar për sa kohë leja ishte në zbatim e sipër, ndërsa tani pretendon se ndërtimet nuk e kishin një leje.

“Këto godina që u konfiskuan sot janë më të njëjtë status me pistën, pishinat dhe pjesën e shkatërruar.
Me të njëjtin vendim janë ndërtuar të gjitha.

Jemi në kushtet që kemi të njejtën procedurë nga ana jonë ndërsa nga ana e institucioneve ka një standard të dyfishtë.

Leja parashikon që është leje ndërtimi.

Vendimi është miratuar nga KKT, vendimi duhet ti dëkohej bashkisë kavajë e aty do paguheshin taksat, pas nxjerrjes së faturës për zhvilluesin. Fatura duhet nisur nga KKT.
Pasi të paguhet taksa, KKT të pajis me këtë shkresë në formatin origjinal.
KKT ka shkelur afatet dhe ka tejkaluar këtë procedurë, pasi morëm pjesën e dokumentacioni nteknko ligjor nga instituti i ndërtimit, na u dha leja nga KKT.
Sa i ëprket taskës nuk na erdhi kurrë konfirmim apo kërkesë nga bashkia.

Një vit pasi nisi ndërtimi, vetëm IKMT dhe IMT e Kavajës kanë qenë të pranishëm në inspektimin e ndërtimit, kanë mbajtur qëndrim të qartë që po bëhet një ndërtim me leje.

Ka një gjë më të rëndësishme, pasi çështja shkoi në prokurori nuk është gjetur ndërtim pa leje. Pagesa e taksës nuk e bën ndërtim pa leje. Në 2017 shoqëria “Erioni shpk” ka dashur të bëjë një ndryshim në ndërtim, dhe i ka thënë kam marrë një leje dhe dua ta ndryshoj, ka thënë nuk ju ndryshojmë dot leje gjatë ndërtimit, pra e kanë pranuar që leja është në zbatim dhe është në ndërtim e sipër, ndërsa tani pretendon që është pa leje”, ka sqaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: