Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në emisionin “Frontline” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit, duke u ndalur edhe tek sulmi ndaj “Prestige Resort”.

Shehi tha se sulmi ndaj “Prestige Resort” është një sulm i hapur ndaj medias, duke theksuar se kryeministri Edi Rama ka qenë gjithmonë i fiksuar për të pasur kontroll ndaj mediave.

“Rama ka qenë gjithnjë i obsesionar për kontrollin ndaj medias. Por ky gjest që përpara zgjedhjeve sulmon hotelin. Është kulmi i kësaj paranojë që këto duhet të jenë me mua. Pra është një gjest haptazi kundër medias. Përtej problemeve që mund të ketë, kjo është e dukshme dhe DASH ia ka vënë në dukje që e ka kaluar kufirin e kuq. Por ky nuk është e ka bërë për herë të parë. Por edhe mediat me thënë të drejtën harrojnë se çfarë është bërë me kolegët.

U bë e njëjta gjë me Bechettin. Ky sulmin kundër medias e ka permanente,. Kur vjen fushata elektorale të gjithë bëhen agresivë me mediat, por ky mendon se është media vetë. Këtu korrupsioni mori qytetarinë, një pjesë e qytetarëve nuk shqetësohen më sepse po ndodh përditë. Ky do media që t’i ketë si karamele. Shyqyr o zot që i ka ardhur ky Shqipërisë se nuk e di se çfarë mund të ndodhte në këtë vend. Ky vetë nuk ikën nga karrigia nëse populli nuk i jep një të shtyrë. Ndaj u them qytetarëve, dilni votoni. U bëj edhe thirrje personale, sepse po nuk na dhanë vota sado të flasim bukur nuk kanë vlerë, por nëse na votojmë do të bëjmë atë që bëjmë më mirë, luftë kundër të keqes”, tha Dashamir Shehi.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, tha se nëse në këto zgjedhje fitohet Tirana, do të ishte një ogur shumë i mirë për opozitën, një nisje  e mbarë sipas tij.

“Unë uroj që në Tiranë, të fitohet do të ishte një ogur i mirë për të gjithë opozitën. Herën e fundit opozita humbi për nj grusht votash. Edhe këtë herë nëse të gjithë opozitarët bashkë marrin gjysmën e votave tregon që populli opozitar është i ndjeshëm ndaj kësaj që po i ndodh Shqipërisë. Ky është mesazhi politik që japin zgjedhjet lokale. Këshilltarët janë të rëndësishme si numër politik, por nuk ka të bëjë shumë emri, sepse mesazhi do të merret politik”, tha ai.

Pyetje: Mendoni që PD e Alibeajt po shkon drejt 6 marsit?

Dashamir Shehi: Tensioni i brendshëm që kanë pasur me njëri-tjetrin ka reduktuar numrin. Po të shohësh tek qytetet e mëdha nuk kanë vënë, si Durrës , Elbasan. Ndërsa tek metropoli kanë dashur të japin një sinjal politik se janë edhe ata këtu.

Gjithashtu shtoi se fakti që Enkelejd Alibeaj nuk nxori 61 kandidatë tregon një shenjë dobësie.

“Të mbarojnë zgjedhjet, dhe më pas të hapin debate të brendshme politike. Kemi shumë rrugë për të bërë deri ke përmbysja e madhe politike. Por këtë copëz që kemi përpara duhet ta diskutojmë, bashkë të gjithë. Unë them bashkë jemi kur mendojmë ndryshe. Zakonisht bashkohen gjërat që janë ndryshe, ata që janë njësoj nuk ka pse të bashkohen. Pra bashkë jemi kur jemi brenda ideve të ndryshme dhe bëhemi bashkë, kjo është formula për mu. Tani hajde të mbështesim këto njerëz, të vazhdojmë fushatën tonë në mënyrë të pavarur”, tha më tej Shehi.

Pyetje: A i duhet Basha të jetë pjesë e fushatës së demokratëve?

Dashamir Shehi: Basha mirë apo keq, ka një eksperiencë politike. Nga kjo pikëpamje tek ky njeri është investuar shumë dhe ai duhet të ja kthejë në njëfarë mënyrë. Aq mbështetës sa ka, që besoj se disa do t’i ketë. Nëse ky merr pozicionin në shërbim të komunitetit më të madh bën një punë pozitive, por nëse rikthehet faktor atëherë do të krijojë disa diskutime të tjera. Ndërkohë në politikë, në disa momente duhet të largohesh për të krijuar mundësinë për ekuilibër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb