Rusia ka akuzuar Bashkimin Evropian për nxitjen e “konfortimit gjeopolitik”, duke dërguar në mision civil për të monitoruar kufirin e paqëndrueshëm midis Armenisë dhe Ajzerbazhanit, një zonë që Moska e konsideron si pjesë të saj.

Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha se BE-ja është bërë “mbështetëse e SHBA-ve dhe NATO-s dhe udhëheq një politikë konfrontimi në hapësirën post-sovjetike”. Një mision evropian në Armeni do të “fuste konfrontim gjeopolitik në rajon dhe do të përkeqësonte kontradiktat ekzistuese atje”.

Moska po reagon ndaj një sërë nismash të fundit evropiane për konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke përfshirë njoftimin nga BE për krijimin e një misioni civil dyvjeçar për të ndihmuar në monitorimin e kufirit të paqëndrueshëm midis dy ish-rivalëve rivalë.

Që prej vitit 1990 Rusia ka qenë ndërmjetëse e konfliktit Armeni-Ajzerbaxhan, por që pas luftës në vitin 2020 vendosi një mision paqeruajtës në Nagorny Karabakh, një territor për të cilin Baku dhe Jerevani po luftojnë.

Për Moskën, masa e BE-së synon të “minojë përpjekjet ndërmjetësuese të Rusisë”.

Kombet evropiane kanë bërë përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit prej muajsh. Megjithatë, misioni që do të vendosë BE-ja nuk ka marrë miratimin nga pala Azerbajxhane.

Nga ana tjetër SHBA, ka dhënë mbështetjen e saj ndaj misionit të ndërmjetësimit nga BE.

Në këto kushte sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i kërkoi Azerbajxhanit të heqë bllokadën e Nagorni-Karabakut.

Për më shumë se një muaj, azerbajxhanët po demonstrojnë kundër minave të paligjshme dhe kanë bllokuar një rrugë vendimtare që lidh Armeninë me Nagorno Karabakun.

Për shkak të këtij bllokimi, zona, e cila ka rreth 120 mijë banorë, po përballet me ndërprerje të energjisë dhe internetit, si dhe me probleme me ngrohjen dhe aksesin në ushqim dhe ilaçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb