TIRANE

Në një kohë që konflikti në Gazë prej një muaji ka shkaktuar mijëra të vdekur dhe mijëra refugjatë, historia e Izraelit dhe Palestinës, në dekada është trajtuar në letërsi, sa duke paralajmëruar aq duke dëshmuar.

Dy librat e autores Julia Navarro janë prezantuar nga Dituria në panair. “Qëllo tashmë jam i vdekur” dhe “Nga asnjëra anë” kanë në qendër Izraelin, izraelitet dhe fqinjët duke parë përmes historive njerëzore historinë e një toke ku nuk është lënë vend për të gjithë.

“Ky libri “Qëllo tashmë jam I vdekur” të krijon njohuri shumë të mira të marrëdhënieve mes dy popujve, të popullit izraelit dhe atij palestinez, sepse janë dy popuj që dikur e kanë mirëpritur njëri tjetrin, :Unë do ju rekomandoja librin “Qëllo tashme jam i vdekur”, “Nga asnjëra ane” dhe nje libër të Leon Urisit “Eksodi”, një autor ekselent izraelit, I cili jetonte në Amerikë dhe ka një nga librat më të famshëm për historinë e Izraelit, marrëdhëniet mes dy vendeve e shteteve”, tha botuesi Petrit Ymeri.

Letërsia herë si ndërgjegje e herë si dokumentuese e fateve njerëzorë, përtej ngjarjeve të mëdha, tregon pasojat e konflikteve duke ndjekur individët që shpesh përmenden si numra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb