Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për konfliktet e zhvilluara mes Tajvanit dhe Kinës. SHBA ka deklaruar se do të ndërhynin në mbrojtje të Tajvanit, në rast të një përshkallëzimi të situatës nga Kina.

Presidenti amerikan në një komunikim për mediat bëri të qartë se në rast të një luftë në Tajvan  ndërhyrja e Fuqisë së Parë Botërore do të ishte e drejtpërdrejtë, në kundërshtim me atë që po ndodh në Ukrainë.

Biden tha më tej se “ka pasur një sulm të paprecedentë”, duke iu referuar manovrave të gjera ushtarake që Kina ka ndërmarrë rreth ishullit muajin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: