Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Durrës, ku kandidatja e LSI-së, Elona Guri është konfliktuar me një qytetar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në zyrat e LSI-së në Durrës, në lagjen 4 janë gjetur pajisje përgjimi (në foto). Lidhur me këtë ngjarje, LSI Durrës ka dalë në deklaratë për shtyp dhe kanë bërë kallëzim në prokurori dhe polici duke akuzuar personin me të cilin janë konfliktuar, ndërsa pretendojnë se është shoku i djalit të Lefter Kokës.

Ndërkohë, në reagimin e saj, Elona Guri ka bërë me dije se vendosja e kamerave dhe pajisjeve të përgjimit në zyrtat e tyre, është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Mes të tjerash Guri ka bërë me dije se ka kallëzuar shtetasin me inicialet Ç.K.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.
Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.
Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.
Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit.
Janë të kapitulluar.
Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria ??”, thote Guri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb