Hamasi është i gatshëm të ulë armët nëse arrihet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez përgjatë kufijve të para vitit 1967, ka thënë për AP një zyrtar i lartë politik i grupit, Khalil al-Hayya.

Hamasi, qëllimi i deklaruar i të cilit është shkatërrimi i Izraelit, e kishte hedhur poshtë më parë një mundësi të tillë.
Në një intervistë të enjten, al-Hayya tha se Hamasi dëshiron të bashkohet me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) për të formuar një qeveri të unifikuar që do të kontrollonte Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Organizata militante do të binte dakord për “një shtet plotësisht sovran palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në përputhje me rezolutat ndërkombëtare” përgjatë kufijve të Izraelit të para vitit 1967, pretendoi ai.

Nëse arrihet një zgjidhje me dy shtete, krahu ushtarak i Hamasit do të shpërbëhet, këmbënguli zyrtari, i cili përfaqëson grupin në bisedimet e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve tashmë të ngecur me Izraelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb