Konflikti në Përmet mesditën e sotme, ka shkaktuar lëndimin e tre personave mes të cilëve edhe Konstantin Xhallo 35-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës. Mjekët kirurgë e intubuan për shkak të pamundësisë së funksionimit të rrugëve respiratore si pasojë e plagëve të rënda. Për pasojë 35-vjeçari Konstandin Xhallo është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ndërsa gjendet i shtruar në spitalin e Përmetit babai i tij i cili gjithashtu ka plagë të rënda. At e bir janë sulmuar me leva e çekiçë nga babë e bir K.N. dhe J.N., të dy banues në Përmet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb