TIRANË

Kjo e martë shënonte fundin e afatit 10 ditor që Bashkia e Tiranës i dha Frymës sëRe Demokratike për të liruar zyrat, për të cilat kryebashkiaku Veliaj thotë se kontrata mes palëve ka përfunduar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i FRD Sali Shehu, u shpreh se kjo cështje është në gjykatë, dhe pritet që pas 5 ditësh të mësohet se cili do të jetë vendimi i shkallës së parë administrative.

“FRD që në ditët e para ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve. Kjo është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. u kam bërë me dije se BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, ku kanë hyrë subjektet politike. Kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje kësaj cështje të panevojshme.

Kërkesa jonë u pranua nga gjykata dhe do i bashkohet cështjes për shqyrtimin e saj në themel. Kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e cështjes në themel, që kërkon ndalimin e të gjitha akteve të paligjshme të bashkisë. Kjo kërkesë do shqyrtohet brenda 5 ditëve.

Ne jemi në fushatë, po vijojmë fushatën. FRD do ketë rezultate spektakolare në këto zgjedhje, po ashtu edhe Aleanca për Ndryshim me kryetarët e së cilës kam patur një kontakt telefonik dhe japin mbështetje të plotë për gjendjen ku ndodhemi. I bëj thirrje z.Veliaj mos sillet si drejtues i PS, por si kryetar i bashkisë së Tiranës. Ne kërkojmë dhe do ua bëjme me dije institucioneve, po ashtu edhe selive diplomatike se jemi në rrugën e ligjit, jemi në selinë tonë, që na e garanton ligji mbi partitë politike.”- u shpreh Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb