Një sherr është regjistruar në Durrës, mes një burri dhe një gruaje. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:30, në lagjen nr.4. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në konflikt janë përfshirë shtetasja me inicialet E.G., e cila është konfliktuar me shtetasin me inicialet Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: