Tomas Tuchel dhe Antonio Conte u bënë protagonistë të një konfrontimi fizik mes tyre në derbin e Londrës mes Chelseat dhe Tottenham, të përfunduar 2-2.

Vetëm rezultati ishte paqësor, pasi ajo që pamë në fushën e lojës jo. Një faull te goli i Spurs dhe festa e Contes bënë që situata të degradonte.

Arbitri Antony Taylor u tregoi teknikëve nga një karton të verdhë në minutën e 77-të. Gjithsesi, në fund të ndeshjes të dy morën kartonë të kuq. Arsyeja është e thjeshtë, pasi Tuchel nuk i dha dorën Contes.

Htt
Htt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: