Një ish-politikane e komentuar jo vetëm për rolin e saj në qeveri, por edhe për sharmin e finesën, të vjen natyrshëm ta pyesësh Arta Daden lidhur me pamjen e saj.

Ende një grua shumë e bukur, me shumë thjeshtësi ajo e komenton bukurinë si një aset të shtuar, por jo krenari nëse nuk di si ta ruash e vlerësosh.

Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, shfaqen për herë të parë edhe foto të saj me fustanin e bardhë të martesës, shumë vite më parë që sigurisht, ka historinë e tij të veçantë.

“Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia.

Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i qepja vetë rrobat e mia. Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta mbajtur. U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç. Nipin e kam 25 vjeç.” u shpreh Dade./ tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: