KOSOVA

Kuvendi i Kosovës është konstituar sot me 114 deputetë që ishin paraqitur, ndërkohë 6 mungonin. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca i propozuar nga Vetëvendosja dhe lista ”GUXO”, teksa u votua me 69 vota pro.

Nga ana tjetër ai ka marrë përkohësisht edhe detyrën e Presidentit të Kosovës, për shkak të obligimit nga Kushtetuta teksa Vjosa Osmani ia dorëzoi rolin.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se pret tashmë ftesën nga Glauk Konjufca për formimin qeverisë së re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb