KURBIN – Një 26-vjeçare në qytetin e Kurbinit ka tentuar t’i japë fund jetës. Policia njofton se e reja konsumuar mbidoza me paracetamol. Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, 26-vjeçarja ndodhej në banesë.

Policia po punon për zbardhjen e arsyeve që e shtynë të renë drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë ajo ndodhet në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm

Njoftimi i policisë

Më datë 03.03.2018, është paraqitur në spital shtetësia E.D, vjeç 26, banuese në Kurbin, e cila në banesë, ka konsumuar mbidozë paracetamoli. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: