90 minutat e fundit të vitit 2019 kanë vetëm një objektiv madhor: arritjen e Juves në kryesim. Por për ta bërë këtë, Interi duhet të bëjë një tjetër sforco, duke shkuar përtej emergjencës së dëmtimeve dhe skualifikimeve. Për ndeshjen e “San Siros”, Konte nuk do të ketë në dispozicion Brozoviç e Lautaron, të dënuar nga gjykatësi sportiv.

“Kanë qenë pesë muaj në të cilat jemi përballur me probleme të mëdha, por jemi duke i përballuar në mënyrën e duhur. Fakti që ka pasur shumë probleme ka bërë që grupi i futbollistëve të ndërgjegjësohet edhe më shumë. Të jesh në kryesim me Juventusin për Krishtlindje është e rëndësishme. Do të ishte fantastike nëse nesër kundër Xhenoas, në një situatë emergjente si ajo jona me mungesat, t’ia dalim dhe të fitojmë ndeshjen”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: