Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në orët e mëngjesit, në zonën e Follorinës në Greqi, nga punonjës policie të Repartit të Rojës Kufitare të Kapshticës, për shkelje të legjislacionit për kodin doganor kombëtar.

Konkretisht, në kuadër të kontrolleve të synuara, punonjësit e policisë kanë identifikuar një furgon me drejtues 29-vjeçarin dhe gjatë kontrollit që u krye, u gjetën 242 shishe me ftohës (freon), me peshë mbi 3 ton, të cilat i kishte marrë nga një kalim i paruajtur në kufirin greko-shqiptar dhe që u mungonte zhdoganimi dhe detyrimet doganore.

Kontrabande2
Kontrabande2

Një hetim paraprak për rastin ka nisur nga Departamenti i Rojës Kufitare të Kapshticës, ndërsa dosja ndaj tij do t’i dërgohet Prokurorisë Penale të Kastorias.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: