Kryetarja e Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë (ILDKP), Evgjeni Bashari, tha sot se pas verifikimit të pasurisë të zyrtarëve të nivelit të lartë në 2020 janë referuar pranë organit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, të Policisë së Shtetit 72 raste dhe janë vendosur 33 gjoba për këta zyrtarë.

Gjatë prezantimit në Kuvend të raportit të ILDKPKI-së për 2020, Bashari tha se “ky institucion do të punojë në forcimin e rolit institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizuara, por dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

“Do të vijojmë të forcojmë rolin institucional dhe hetimin e rasteve të sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, tha Bashari

Sipas saj, viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për shkak për të gjetur mekanizmat e duhur për t’iu përshtatur masave të marra në kuadër të pandemisë globale.

“Megjithatë u përmbyll me sukses procesi i dorëzimit të dokumentacionit të plotë së bashku me raportet e hollësishme e të arsyetuara për pjesën e mbetur të subjekteve të rivleresimit pranë KLP dhe ONM-së”, – shtoi ajo.

Bashari tha se “kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë anëtarët për Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarë në Gjykatën e lartë, kandidatë për drejtorë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar si dhe magjistratë”.

Më tej Bashari u shpreh se “762 subjekte u përfshinë së skemën e hetimit administrativ”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb