GJIROKASTËR

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona për kultivim kanabisi, pas zbulimit të një parcele me bimë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël mund të ishin kultivuar bimë narkotike, është ushtruar kontroll i imtësishëm i territorit duke përdorur edhe dron. Si rezultat i kontrollit me dron u bë i mundur evidentimi i vendit ku ishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me zjarr, ndërsa disa u morën në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. Ç., 35 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: