Gazetari Osman Stafa ka folur gjatë protestës së 122-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te ato që ai i cilësoi si skandalet dhe problematikat më të rënda të shtetit shqiptar.
Stafa ngriti pikëpyetje lidhur me komunikimet e pretenduara mes drejtueses së SHISH dhe një personi që, sipas tij, po hetohet nga SPAK për lidhje me një grup të strukturuar kriminal.
Ai ngriti gjithashtu pyetje mbi ndikimin që, sipas tij, mund të kenë individë të caktuar në vendimmarrjen dhe tenderat publikë.
Në vijim, Stafa përmendi edhe disa prej çështjeve që kanë qenë objekt debatesh publike ndër vite, duke përmendur projektin e “Kopshtit Eden”, satelitët dhe inceneratorët.
Gjithashtu Stafa u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, të mos e shohin protestën vetëm përmes përkatësive politike.
“jemi mësuar dhe kemi dëgjuar që në Shqipëri ndodhin shumë skandale. Aq shumë sa njëri mbulon tjetrin. Por skandali më i frikshëm është kur drejtuesja e SHISH komunikon me persona që hetohet nga SPAK si grup i strukturuar kriminal dhe një person që është më i fuqishëm se një ministër, zv.ministër apo edhe kryeministër. Një person që përcakton se kujt do t’i takojnë tenderat. Kush ja jep pushtetin një individ që përcakton se ku do të shkojnë paratë e shqiptarëve. Si mundet një person që është shtyllë e shtetit shqiptar si SHISH të ketë komunikime me një individ që dyshohet si grup i strukturuar kriminal. Me bekimin e kujt? Me bekimin e një individi që në 4 mandate u thotë shqiptarëve nuk u kam vjedhur. Po kopshti Eden për çfarë u duhet shqiptarëve 4.3 mln euro? Po satelitët, po inceneratorët që kryeministri i ka mbrojtur, por sot nuk ka. Këto janë paratë e shqiptarëve, qytetarë është momenti më i rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Qytetarët të dalin përtej partive dhe të kërkojnë të bëjnë betejën e tyre për të ndryshuar të ardhmen.
