Korça në prag të festës së Pashkëve, por vuan mungesën e energjisë elektrike. Hotelet bujtinat janë të detyruar të gjejnë zgjidhje alternative për të mirëpritur turistët.

Ky problem po bëhet i shpeshtë sa herë ka përkeqësim të kushteve atmosferike dhe përveç qytetarëve e vuajnë dhe bizneset, pasi pengon ndjeshëm punën e tyre. Sipas OSHEE ka pasur probleme në zonën industriale të Korçës.

Qytetarët ortodoksë po përgatiten për të festuar Pashkën, Ringjalljen e Krishtit, teksa simboli kryesor mbetet veza e ngjyrosur. Sot është dhe e premtja e zezë, që kremtohet nga besimtarët për të kujtuar vuajtjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq. Në sheshin para Katedrales do të bashkohen epitafet e 7 kishave, mitropoliti i Korçës, imzot Joani do udhëheqë procesionin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb